Lajme

Ylli Pango prap drejtor në Ministrinë e Arsimit

ylli pango Ylli Pango prap drejtor në Ministrinë e Arsimit Pas gati një viti nga skandali i bujshëm seksual në “Fiks Fare”, ish ministri i Kulturës, don zhuani i demokracisë, Ylli Pango, rikthehet në gjirin e ngrohtë të shtetit. Gazeta Shqiptare njofton se Pango është emëruar drejtor i Komitetit të Shkencave në ministrinë e Arsimit.

Gazeta Shqiptare shkruan me tej:
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të qeverisë, dhe vendimi për emërimin e Pangos është bërë pikërisht me vendim të Këshillit të Ministrave në datën 3 shkurt.

Por për çudi, ndryshe nga vendimet e tjera të qeverisë, ky vendim i emërimit të Pangos, nuk është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë në internet.

Pango, menjëherë pas shkarkimit nga detyra e ministrit, u përjashtua edhe nga fakulteti i shkencave sociale, ku ai ishte dekan, por e përjashtuan edhe nga mësimdhënia në fakultet.

U desh të kalojë një vit që ish-ministri të kthehej në administratë. Kështu, sipas vendimit, ai është emëruar direkt nga kryeministri Berisha në detyrën e Drejtorit të Komitetit të Shkencave në Ministrinë e Arsimit, duke u marrë kështu pothuajse me të gjitha kurrikulat, madje edhe të proferorëve dhe pedagogëve të tjerë.

Gudar Beqiraj, kreu i Akademisë së Shkencave tha dje për “GSH” se nuk dinte gjë për këtë vendim, sepse institutet kanë kohë që në vitin 2007, që nuk janë pjesë më e këtij institucioni.

Por, nuk është e njëjta situatë në ministrinë e Arsimit. Aty, njerëzit thonë, se emërimi i Ylli Pangos vërtet është bërë në datën 3 shkurt, por që prej javësh, edhe pa një vendim qeverie që të kishte hyrë në fuqi, ai kishte filluar punën.

Puna e Ylli Pangos, si drejtor i Komitetit të Shkencave në Ministrinë e Arsimit, do t’i japë mundësinë ish-ministrit që të ketë tashmë kthimin pothuajse të të gjithë punës së tij pedagogjike, pse jo, edhe rikthimin në punë në fakultet.

via peshkupauje

Vdes Panajot Pano

Panajot pano Vdes Panajot Pano

Ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano, njeriu i cilësuar si futbollisti më i mirë shqiptar i shekullit të 20-të. Ish-futbollisti i Partizanit dhe kombëtares, ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti, ndërsa ishte për një vizitë familjare te vajza e tij në Amerikë. Pano nuk vuante nga probleme shëndeti kohët e fundit, kështu që ndarja e tij nga jeta i ka lënë të gjithë të shokuar. Menjëherë pas mësimit të lajmit, reagimi i parë ka ardhur nga presidenti i Republikës Bamir Topi. “Dëshiroj t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të pazëvendësueshëm, Panajotit tonë të shtrenjtë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Sportisti i rrallë, korifeu i futbollit shqiptar, që me lojën e mahnitshme, shpirtin e tij luftarak dhe sidomos me golat e paharruar do mbetet ngahera i gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve, do të vazhdojë ngahera të admirohet jo vetëm nga ata që e njohën personalisht dhe patën fatin të luajnë me të apo kundër tij, por ai do të vazhdojë të kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar”, shkruan presidenti i Republikës në letrën dërguar familjarëve.

Panajot Pano është padyshim emri më i madh i futbollit shqiptar ndër vite, i nderuar me çmime si Mjeshtër i Madh, Urdhri i Punës i Klasit të Parë, Urdhri Naim Frashëri i Klasit të tretë, të dytë e të parë dhe medalja urdhri i Meritës për 100 vjetorin e FIFA-s. Por, nderimin më të madh Panajot Pano e ka marrë më 6 mars, kur është dekoruar nga presidenti Bamir Topi me titullin Nderi i Kombit, hera e parë që një futbollist merr një nderim të tillë. Panajot Pano ka qenë gjithashtu president nderi i Klubit Partizani si edhe president nderi i Federatës Shqiptare të Futbollit. I lindur më 7 mars 1939 në Durrës, ai e nisi karrierën me të rinjtë e Tiranës, por më pas kaloi te rivalët e Partizanit, ku edhe njohu shkëlqimin më të madh. Panajot Pano ka shënuar 147 gola në karrierë, 8 me Tiranën, 136 me Partizanin dhe 3 me fanelën e ekipit kombëtar. Një nga pengjet e mëdha të karrierës së tij është që nuk mori pjesë në kampionatin europian apo atë botëror si edhe që sistemi komunist nuk e lejonte të transferohej në ndonjë nga ekipet e mëdha të Evropës.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Cfare kane thene per Panajot Panon

Vdes Brittany Murphy

Vdes Brittany Murphy, aktorja e filmave “Clueless,” “8 Mile,” dhe “Don’t Say a Word.”. Ajo ishte vetem 32 vjece.

tumblr kuyt3lwBit1qzpwi0o1 500 Vdes Brittany Murphy

Goli me i shpejte ne bote

2 sekonda! Ka ndodhur para pak ditesh (7 nentor 2009)

11 vjecarja behet mamaja me e re e botes

Nje 11 vjecare nga Bullgaria eshte bere mamaja me e re e botes mbasi ka lindur nje vajze ne diten e saj te marteses.

Sipas tablloideve Britanike ‘News of the World’, Kordeza, lindi menjehere gjate ceremonise se marteses me te dashurin e saj adoleshent Jeliazko Zhelyazkova.

“Nuk do te luaj me me lodra” – tha nusja 11 vjecare – “Tani kam nje loder te re”

lajmi origjinal