Shume prej jush… me cil po tallem, te gjithe ju qe lexoni ketu e keni ve rene me kohe popullaritetin e Facebook ne Shqiperi dhe njerezit e shumte qe ai terheq. Dale ngadale, facebook eshte futur aq thelle ne zemrat e bashkatdhetareve tane, saqe sot nuk ka njeri thuajse te mos kete nje profil personal aty. Te pakte jane ata qe dijne vertet se c’eshte facebook; me shumice te tjeret qe e perdorin per te shtyre kohen, per te ngacmuar femrat, ose ne raste te rralla, ta perdorin per te krijuar njefare imazhi per biznesin e tyre (e kam fjalen pershembull per disa fotografe shqiptare qe mbledhin fansa, ose websites, si puna jone, qe i mbajne te informuar fanbazen me te rejat e fundit nga blogjet apo sitet e tyre).
Por ajo cka spikat tek perdoruesit shqiptare te Facebook, eshte mania per te shtuar foto pafund (kam pare dhe gra andej nga te 50-tat), per te komentuar fotot ne fjale dhe perfundimisht per te lozur dhe nga pak poker. Nga shumica e profileve qe kam pare here kam qeshur, here jam ‘emocionuar’ (te gjithe e dime se si vajzat shqiptare nuk ka ne bote), e shpesh here kam ngelur memec. Po paraqes me poshte vetem nje pjese te vogel te perdoruesve tipike shqiptare ne Facebook, ashtu sic i kam pare. Shume prej jush (mbase askush; ky postim edhe do mund shkoje ne hale para se ta shohi njeri) mund te gjeni veten. Por pak humor besoj se nuk ka vrare askend, aq me teper perdoruesit e facebook. Nese as kjo nuk ju mbush mendjen… sec i thone nje fjale:
Kujt ti djegi miza, le ta mbaje.
Vajza Sexy
Kjo gjendet thuajse kudo; shoqja e te gjitheve, antarja e gjithe grupeve (te pakten e atyre grupeve qe kane te bejne me seks ose me gjoks) dhe shumica e kane per krenari ta kene ne liste. Nuk tallem. Krenari.
Pokerstari
Nese je ne facebook dhe nuk lu pak poker me shoqnin vk atij muhabeti. As Vajza Seksi bile nuk ka per ta var me.
Vajza e shemtuar
Vajza e shemtuar ne Facebook zakonisht nuk ve fotot e veta asnjehere. Edhe po i vuri i heq brenda minutit sepse i bie te fiket nga ‘adrenalina’ kur shikon qe ka marre guximin te veje nje foto qe pati bere 5 vjet me pare, ku mendon se drita e diellit i ka rene pozitivisht nga fytyra per ti dhene sadopak nur dhe hijeshi portretit te saj. Nese ka trup ‘te mire’ do veje vetem gjoksin. KUJDES! ka mundesi ta ngaterroni per Vajzen Sexy dhe mjeret ju cfare do hiqni.
(Ne fakt keto lloj tipash nuk jane aq te shemtuar sac mendojne, bi llafi surratkale, thjesht nuk kane besim ne vete por duan dhe ato te shohin se c’behet ne Facebook)
Albanian Gangsta
Keto kam frike ti komentoj pasi me dhimbset koka ime.
Vajza mbipeshe
Dhe pse ne shqiptaret nuk njihemi per balena (atribut Amerikan ky) tek tuk gjen ndonje te tille nga Facebook
Romantiku Virtual
Eshte ay qy vdes per pak p*dh kudo qe te jete, online, offline, ne det, ne hene. Mjafton te shohi nje femer dhe e ka per detyre te jete xhentil, ti shprehi dashurine asaj dhe mbas 15 minutash ti kerkoje te martohet me te per te jetuar keshtu enderren e princit te kalter qe ajo po priste gjithe jetes se saj.
Epilog:
Ca epilogu doje? Dil ndonjehere nga parku, nga liqeni, lexo ndonje liber tek tuk ose ti romantik qe po lexon: SHIF PAK PORN! e ndaje mendjen. I gjithe materiali me lart ishte fiktiv, vetem nje budalla do i merrte ato ca shkruhen ketu per te verteta absolute, ndaj au revoir (nuk dua te ndaj shqiptaret se futa nje fjale franceze lol) deri ne postimin tjeter.
Dhe mos harroni cuna & goca. Cdo parathenie ka nje roman nga mbrapa.









Hollow po ta vjedh cik ket tek bisedoj tek rubrika satire
duke permendur burimin 
Postuar nga Afrimi | February 2, 2010, 1:27 pmfantastike
kam qesh me lot
Postuar nga eni | February 11, 2010, 1:55 pmHahahah, shume te lezetshme.
Faleminderit!
Postuar nga Dora | August 17, 2010, 5:24 ampse more e objne kete njerezit? kjo nuk duket reale
Postuar nga 24media | August 19, 2010, 5:23 am